Meta në Shëngjin: Shumë shpejt do jemi dëshmitarë të portit të jahteve

07/06/2015 00:00

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ishin në Shëngjin ne inaugurimin e linjës e re Shëngjin-Brindizi.

Ai e vlerësoi Portin e Shëngjinit si shumë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Lezhës dhe gjithë zonës, ndërsa tha se shumë shpejt ky do të jetë edhe një port i jahteve dhe që do të hapë të tjera vende pune.

“Ky investim është vetëm fillimi për transformimin e portit. Ky port do t’i shërbejë më mirë rajonit e Bashkisë së re të Lezhës. Shumë shpejt do jemi dëshmitarë të portit të jahteve me vlerë 5 mln euro deri në 200 vende të reja pune”, u shpreh Ilir Meta.

Meta shoqërohej nga ministri i Transporteve, Haxhinasto dhe kandidati i së majtës për Bashkinë e Lezhës, Tushaj.

Top Channel