Korçë, thyhen xhamat e një zyre elektorale të Partisë Socialiste

07/06/2015 00:00

Persona të paidentifikuar kanë sulmuar një zyrë elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Korçës gjatë orëve të pasdites së të dielës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit juglindor,  ku autorët kanë thyer xhamat e zyrës elektorale.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të identifikuar autorët e sulmit.

Top Channel