Zgjedhjet parlamentare në Turqi, përfundon procesi i votimit

07/06/2015 00:00

Në Turqi u mbyllën kutitë e votimit për zgjedhjet e përgjithshme dhe sipas sondazheve me shumë gjasë, Partia për Zhvillim dhe Drejtësi e Presidentit Erdogan, do të marrë edhe një mandate tjetër për të drejtuar vendin.

Ai vetë pret që partia e tij të fitojë 367 vende në Parlament, pasi kjo do t’i jepte mundësinë për të bërë ndryshimet kushtetuese që ai pretendon.

Por pavarësisht preferencës ndaj partisë së drejtuar nga Erdogan, që ndodhet prej 12 vjetësh në pushtet, popullariteti i këtij të fundit ka rënë së tepërmi. Dhe kjo mund të mos i sigurojë atij numrin e nevojshëm për krijimin e qeverisë së re. Në këtë rast e vetmja mundësi që i ngelet presidentit është ajo e një koalicioni.

Top Channel