Kosova takon tregtarët: Kredi pa interes për biznesin

07/06/2015 00:00

Doktor Halim Kosova, kandidati i së djathtës për Bashkinë e Tiranës takoi tregtarë të tregut të Shkollës së Bashkuar dhe banorë të kësaj lagjeje, të cilëve u shpjegoi politikën e tij të uljes së taksave, nxitjes së prodhimit, krijimit të tregjeve të reja dhe luftën ndaj informalitetit.

“Janë shumë gjëra që nuk rregullohen me policë, janë llogaritur disa tregje të mëdha, nga 450 vende secili. Në qoftë se një njeriu i krijon mundësi, t’ia ulësh taksat, të paguajë nga pak dhe në qoftëse bashkia nuk e mundëson këtë që po them unë, këto tregje, këto mundësi për të gjithë, atëherë këta njerëz do përdorin një rrugë tjetër. Ai s’do t’ia dijë për rregullin, ai do të mendojë bukën e kalamajve. Zgjidhja është duke bërë zgjidhje të përshtatshme për të gjithë”, është shprehur Kosova.

Doktor Kosova ka folur gjithashtu edhe për krijimin e vendeve të reja të punës. Ai ka premtuar dhënie kredie pa përqindje dhe pa patur kolateral.

“Tirana ka 115 fshatra dhe i ka të gjitha mundësitë për të bërë çdo gjë. Bashkia po bën gati fondet për të dhënë kredi pa përqindje, pa kolateral”, ka vazhduar kandidati i PD-së, për Tiranën.

Halim Kosova ka premtuar përmirësim të ndjeshëm të tregjeve aktuale dhe moslejimin e tregjeve informale.

Top Channel