Tiranë, përfshihet nga flakët një automjet në Mullet

07/06/2015 00:00

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes të së dielës në fshatin Mullet të Tiranës.

Nga të dhënat e para mësohet se automjeti ka qenë në lëvizje në momentin kur është përfshirë nga flakët, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Bëhet e ditur se forcat zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes, por automjeti pësoi dëmtime të shumta. Shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta. 

Top Channel