Vrasjet në Thumanë, arrestohet një nga personat e shpallur në kërkim

08/06/2015 00:00

Policia arrestoi një nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë, të ndodhur më 5 qershor, në Thumanë. I ndaluari është shtetasi Gurali Kora, 56 vjeç, banues në Thumanë, një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Policia ka vendosur një shpërblim prej 10 mijë eurosh për çdo informacion të vlefshëm që do të jepet nga qytetarët për vendndodhjen e autorëve të masakrës së Thumanës.

Në dispozicion të qytetarëve që kanë informacione për vëllezërit Pëllumb, Daniel dhe Besnik Kora, përkatësisht 26, 28 dhe 30 vjeç, policia ka vendosur numrat e shërbimit 129 dhe 126, si dhe numrin 0694110217.

Natën e vonë të së premtes, pas një konflikti çasti, Korat dyshohet se qëlluan me armë zjarri, duke lënë të vrarë Fran dhe Arben Çekun, si dhe nipin e tyre Eno Rama, ndërsa mbeti e plagosur gruaja e Franit, Luçie Çeku.

Top Channel