F1, Hamilton: E kisha të nevojshme këtë fitore

08/06/2015 00:00

Dy javë pas zhgënjimit në Monako, Lewis Hamilton feston sërish pas fitores në Çmimin e Madh të Kanadasë.

“E dua shumë Montrealin dhe këtë pistë. Ishte një fundjavë fantastike dhe është bukur të kthehesh te fitorja. Ia dedikoj fitoren inxhinierit tim, i cili ka pasur shumë punë”, tha piloti britanik i Mercedesit.

Nga ana e tij, Nico Rosberg, piloti tjetër i Mercedesit, e sheh gotën gjysmë plot: “Zhvillova një garë të mirë, dhashë maksimumin, por nuk arrita ta kapja vendin e parë. Mirë është edhe vendi i dytë”.

Ndërkohë, Valtteri Bottas i ka dhuruar Williams-it podiumin e parë sezonal me vendin e tij të tretë: “Jam i lumtur për veten dhe skuadrën. Bëmë një punë të shkëlqyer dhe gabimi i Kimi Raikkonen na lejoi të fitonim një pozicion. Ky rezultat na jep besim për të ardhmen”.

Top Channel