Vlorë, shpërthim eksplozivi në banesën e inspektorit të Tatim-taksave

08/06/2015 00:00

Një shpërthim ka ndodhur në banesën e një inspektori të Tatim-taksave në qytetin e Vlorës.

Lënda plasëse është vendosur te porta e jashtme e shtëpisë së Erjon Lamçes.

Mësohet se nga shpërthimi në banesë nuk ka persona të lënduar.

Burime nga Drejtoria e Tatimeve thonë se Lamçe nuk ka pasur shkelje apo konflikte.

Top Channel