NBA, James jep spektakël. Cleveland barazon serinë e Finaleve

08/06/2015 00:00

LeBron James shkëlqen në ndeshjen e dytë të serisë së Finaleve të NBA, Cleveland Cavaliers mund Golden State Warriors pas kohës shtesë me rezultatin 95-93 dhe seria barazohet në 1-1.

Ndeshja ka vetëm një protagonist, Mbretin James. Në mungesë të Kyrie Irving, LeBron tërhoqi skuadrën e tij duke realizuar një “triple-double” të çmendur: 39 pikë, 16 topa në tabelë dhe 11 asist.

Për Golden State Warriors nuk mjaftoi Klay Thompson (34 pikë), ndërsa Steph Curry shënoi vetëm 19 pikë dhe gaboi gjuajtjen e fundit që mund t’i jepte fitoren skuadrës së tij.

Ndeshja e tretë e Finaleve të NBA do të luhet të mërkurën, në orën 03:00 (me orën shqiptare).

Top Channel