E akuzoi se i mori paratë, por arrestohet për marrëdhënie seksuale me dhunë

08/06/2015 00:00

Një shtetas grek është arrestuar nga policia e Korçës në akuzën e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritur, e mbetur në tentativë.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Georgios Karakatsianis fillimisht ka denoncuar N. H., 34 vjeçe, nga fshati Vidohovë, se i ka marrë nga dora shumën prej 100 euro.

Por sipas deklarimeve të dëshmitarëve, dhe provave të mbledhura në vendngjarje, ka rezultuar se shtetasi grek ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me 34-vjeçaren. Ndaj të resë ka nisur hetim në gjendje të lirë nën akuzën e vjedhjes.

Top Channel