Halim Kosova: Do të ul taksat dhe do të ndërtoj rrugë

08/06/2015 00:00

Nga Priska, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, premtoi të hënën se brenda mandatit të tij të parë në krye të bashkisë, do të ulë taksat, do të sjellë ujë të pijshëm 24 orë për banorët e kryeqytetit dhe do të ndërtojë 100 rrugë.

“Kurrë nuk kam diferencuar demokratë e socialistë. Banorët e Tiranës, kudo ku jetojnë, duhet të kenë kushtet normale për një jetë sa më qytetare. Duhet të kemi 1 milion banorë kryeqytetas, jo me fjalë, por me vepra”, tha Kosova.

Kandidati demokrat tha se kryeqyteti duhet të ketë një menaxhim autonom dhe shtoi se bashkëpunimi me qytetarët do të sjellë përfitim për të gjithë.

Top Channel