Në Shkodër mungon infrastruktura zgjedhore për invalidët

08/06/2015 00:00

Përfaqësuesja e invalidëve për Qarkun e Shkodrës në KQZ, Gjina Ndou, në një komunikim me mediat ka shprehur shqetësimin se invalidët në këtë qark po lihen jashtë procesit të votimit.

Sipas saj, mungojnë rampet, që është infrastruktura për të lëvizur karrocat e invalidëve në shkallët e objekteve ku janë qendrat e votimit, si dhe nuk ka fletë votimi të veçanta për të verbërit.

“Nga 151 qendra votimi, 130 nuk janë të përshtatshme për procesin e votimit, pasi ose mungojnë rampet, ose qendrat e votimit janë në katin e dytë. Urojmë që këtë vit për të verbërit të ketë fletë votimi me shkrim “brail”. Personat me aftësi të kufizuara po mëpërkëmben duke iu shkelur të gjitha të drejtat zgjedhore”, ka deklaruar Ndou.

Në këto kushte, invalidët në Shkodër kërkojnë të plotësohen këto kërkesa minimale, që të bëhen dhe ata pjesë e procesit në zgjedhjet vendore.

Top Channel