Krimet e Rënda: 30 ditë paraburgim gjyqtarit të Sarandës

08/06/2015 00:00

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë këtë të hënë masën e sigurisë për gjyqtarin e Sarandës, Rasim Doda.

Gjatë seancës, kryetari i trupës gjyqësore ka caktuar 30 ditë paraburgim për gjyqtarin Doda, i akuzuar për korrupsion.

Doda akuzohet se i kërkoi ryshfet një kompanie, në këmbim të favorizimit të saj në vendimin gjyqësor që do të merrej në gjykatën e qytetit jugor të vendit.

Seanca e sotme ndaj gjyqtarit është zhvilluar me dyer të mbyllura. Javën e kaluar, Këshilli i Lartë i Drejtësisë i hoqi imunitetin gjyqtarit dhe i dha prokurorisë autorizimin të kryente arrestimin e tij.

Top Channel