Fatmir Mediu: Mos pranoni presionet

08/06/2015 00:00

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është mirëpritur në një takim elektoral nga banorë të shumtë të fshatit Lekaj në zonën e Kavajës.

Mediu i ftoi ata që të mos bëhen pre e presionit që po bën mazhoranca ndaj tyre dhe opozitës, por të shfrytëzojnë votën e 21 Qershorit si një mundësi që u siguron punë dhe të ardhme më të sigurtë.

“Kudo po kërcënohen kandidatët dhe votuesit. Kjo është e turpshme”, u shpreh Mediu.

Top Channel