Fran Frrokaj: Programi ynë nis me turizmin

08/06/2015 00:00

Turizmi mbetet një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e rajonit të Lezhës, por më parë duhet ndërtuar infrastruktura e munguar dhe e nevojshme në shërbim të këtij sektori.

Për Fran Frrokajn, kandidat i Aleancës për Punë e Dinjitet në Bashkinë e Lezhës, kjo është pika nga do të nisë programi i tij për turizmin.

“Lezha, veçanërisht Shëngjini, me anë të një menaxhimi të mirë i ka mundësitë të nxjerrë vetë fondet, në mënyrë që t’i zgjidhë vetë problemet e veta”, tha Frrokaj.

Top Channel