Korçë, Mero e Filo firmosin kontratën. Angazhohen për të rinjtë dhe gratë

08/06/2015 00:00

Kandidatët për Bashkinë e Korçës kanë nënshkruar një marrëveshje me një sërë organizatash.

Sotiraq Filo dhe Gjergji Mero, pasi janë përballur me qytetari gjatë prezantimit të platformave të tyre, njëri pas tjetrit kanë firmosur atë që është quajtur Kontrata Sociale dhe ka në thelb identifikimin e nevojave dhe problematikave kryesisht për të rinjtë dhe gratë, por edhe komunitetet e ndryshme.

Gjatë këtij takimi, dy kandidatët kanë prezantuar me detaje avantazhet e pozicioneve të tyre, duke diskutuar edhe me të rinjtë rreth çështjeve të pasqyruara tek kontrata civile.

Të dy kandidatët kanë firmosur duke marrë përsipër publikisht trajtimin e këtyre çështjeve, si përmirësimi i infrastrukturës rrugore, ngrohja në shkolla, rikthimi i kinemasë, përfshirja në vendimmarrje etj.

Duke prezantuar për audiencën prioritetet sipas sektorëve, kandidatët kanë shpalosur dhe shumë risi që do të zhvillojnë qytetin më tej. Gjatë takimit, kandidatët u janë përgjigjur edhe pyetjeve të qytetarëve mbi pjesë të programit të tyre për qytetin.

Më tej, kandidatët Filo dhe Mero shtrënguan duart me njëri-tjetrin në shenjë qytetarie.

Top Channel