Kina tkurr emëtimet e gazit, përdor energji të ripërtëritshme

08/06/2015 00:00

Raporti më i fundit i London School of Economics tregon se një nga ndotësit më të mëdhenj të globit, Kina, ka shënuar progres në lidhje me gazet shkaktare të efektit serë.

Emëtimet e saj, sipas eksperteve, mund të fillojnë tkurrjen brenda 10 viteve të ardhshme, çka do të thotë 5 vjet më shpejt nga sa pritej. Një zhvillim i tillë do t’u jepte një shtysë të rëndësishme përpjekjeve për mbrojtjen e klimës.

Kthesa e Pekinit i detyrohet në masë të madhe angazhimit masiv të tij për të përdorur energji të ripërtëritshme. Kina është sot investitorja me e madhe e botës në fuqinë diellore dhe atë të erës, ndërsa është duke i zëvendësuar me centrale të reja TEC-et e saj me qymyrguri.

Top Channel