Vlorë, protestë e punonjësve të tragetit “Red Star”

08/06/2015 00:00

Punonjës të tragetit “Red Star” kanë protestuar mesditën e së hënës përpara portit detar të Vlorës, pasi sipas tyre, kompania e tragetit i ka pushuar nga puna.

30 punonjës të kompanisë “Red Star Ferries” janë shkurtuar, si pasojë e konkurrencës së pandershme mes kompanisë dhe operatorit të ri, i cili ka hyrë në Portin e Vlorës.

Këta punonjës, së bashku me familjarët e tyre, me bilbila dhe bluza me mbishkrime që akuzonin për korrupsion dhe konkurrencë të pandershme, kanë qëndruar edhe duke bllokuar lëvizjen e lirë në ambientet e Portit të Vlorës.

Në kërkesat e tyre ishte që trageti ku ata punonin të vazhdojë çdo ditë në punë dhe jo një ditë po dhe një ditë jo. Gjithashtu, ata kanë akuzuar Drejtorinë e Portit për konkurrencë të pandershme, e cila po largon punonjësit nga puna.

Një nga familjarët u shpreh se kryeministri premtoi 300 mijë vende pune, por edhe ata që janë të punësuar në kompani shqiptare po i largon.

Top Channel