ILDKP kallëzon për deklarim të rremë tre gjyqtarë

08/06/2015 00:00

Tre gjyqtarë janë kallëzuar penalisht nga Inspektorati i lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. Burime zyrtare bëjnë të ditur se ata akuzohen për deklarim të rremë të pasurisë.

ILDKPI ka kallëzuar Petrit Aliaj, gjyqtar i Apelit në Vlorë, Enkeleda Doda (Kashuri), gjyqtare në Sarandë, dhe bashkëshorti i saj Rasim Doda, gjithashtu gjyqtar në Sarandë.

Rasim Doda aktualisht është në pranga dhe ka marrë masën e arrestit me 30 ditë burg. Ai akuzohet se i kërkoi ryshfet një kompanie, në këmbim të favorizimit të saj në vendimin e pritshëm gjyqësor.

Gjithashtu është kallëzuar edhe ish-kryetarja e degës doganore të Sarandës, Elsa Gjini.

Top Channel