“Trekëndëshi 3”, arrestohen sërish për vjedhje të sapoliruarit nga burgu

08/06/2015 00:00

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit për vjedhje, gjatë operacionit të koduar “Trekëndëshi 3”.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Erlind Beçaj, 19 vjeç, Edmir Cumraku, 23 vjeç dhe Olgert Jana, 19 vjeç, janë arrestuar për tre vjedhje dyqanesh të dokumentuara nga uniformat blu.

Ata vidhnin duke hapur qepenët e dyqaneve me mjete të forta.

Edmir Cumraku dhe Olgert Jana kanë qenë më parë të dënuar për 23 vjedhje, të dokumentuara në plan-operacionet e mëparshme, “Trekëndëshi” dhe “Trekëndëshi 2” dhe kishin vetëm pak kohë që ishin liruar nga burgu.

Top Channel