Rally Albania, Ceci dhe Gochev fitojnë etapën prolog

08/06/2015 00:00

Etapa prolog e Rally Albania, Tiranë-Velipojë, u mbyll nën shenjën e pilotëve italianë në kategorinë e motorëve. Ai që triumfoi në këtë etapë ishte Paolo Ceci, pjesëmarrës edhe në Rally Dakar të këtij viti.

Menjëherë pas tij në vendin e dytë u rendit çeku David Pabiska, ndërsa në të tretin u pozicionua kampioni në fuqi i Rally Albania në këtë kategori, Andrea Cosentino.

Përsa i përket kategorisë së makinave, etapa prolog u fitua nga dyshja bullgare Georgi Gochev-Todor Ristov, të ndjekur në vendin e dytë nga dyshja shqiptare Almir Dervishaj-Mario Papuli. Edhe vendi i tretë u takoi pilotëve shqiptarë, Spartak Marku e Klodian Voko.

Etapa e radhës e Rally Albania është ajo që do të përfundojë në Velipojë, 270 kilometra e gjatë. Është pikërisht kjo etapë që shënoi edhe aksidentin e parë e pësuar nga pilotja çeke, Olga Rouckova. Aksidenti ndodhi në Prekal dhe për fatin e mirë të Rouckovës, kaloi pa pasoja.

Top Channel