Koka, në Gjirokastër për menaxhimin e mbetjeve urbane

08/06/2015 00:00

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, dhe kandidatja për kryetare të Bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami, janë takuar me banorë të Gjirokastrës, ku kanë diskutuar për çështje të mjedisit dhe mirëmenaxhimin e mbetjeve urbane.

“Brenda vitit që vjen landfilli në zonën e Gjirokastrës do të ketë përfunduar, dhe jo vetëm këtu. Me kryetaren e ardhshme do të ndjekim pikërisht ato hapa shumë të rëndësishëm, çka do të thotë reduktim, riciklim dhe asgjësim të mbetjeve. Unë jam i bindur, falë Zotit, që në Gjirokastër ekziston ky mentalitet, njerëzit janë nikoqirë, gjë që ka qenë karakteristikë dhe vlerë jo vetëm e zonës, or edhe shqiptare. Pikërisht pastërtia dhe rregullsia që kanë gjirokastritët”, u shpreh ministri Lefter Koka.

Top Channel