Çako takon ambasadorin grek: Luftë të përbashkët kundër krimit të organizuar

08/06/2015 00:00

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako është takuar me ambasadorin e Greqisë në Shqipëri, Leonidas Rokanas. Lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, emigracionit ilegal dhe terrorizmit ishin në fokus të bisedimeve.

“Ne jemi të fokusuar në bashkëpunimin real e serioz me partnerët tanë të BE-së, ku bën pjesë edhe Greqia, për të luftuar bashkarisht kimin e organizuar, trafiqet e paligshme, emigracionin ilegal dhe terrorizmin. Serioziteti ynë është konkretizuar në ngritjen e një strukture të veçantë për të luftuar terrorizmin, si dhe në zhvillimin e një sërë operacionesh të përbashkëta me homologët kundër trafikut të lëndëve narkotike, trafiqeve të paligjshme, prostitucionit, e kriminalitetit në përgjithësi”, tha Çako.

Ambasadori i Greqisë në Tiranë, Rokanas shpreu vlerësimet e tij mbi punën e policisë, sidomos në muajt e fundit kundër krimit të organizuar. Ai tha se çështja e emigracionit ilegal nga vendet e treta parashtron nevojën e një zgjidhjeje europiane.

Rokanas theksoi gjithashtu nevojën për thellimin e mëtejshëm të shkëmbimin të informacionit në kohë reale për personat me probleme lidhur me trafiqe të paligjshme dhe me krimin e organizuar.

Top Channel