Deshën të gatuajnë gaforren, qeni nuk i lejon

08/06/2015 00:00

Një video e realizuar kohë më parë, por që ka filluar të tërheqë vëmendjen vetëm tani, tregon se si qenushja e racës gjermane, mbron një gaforre, në mënyrë që ajo të mos gatuhet nga të zotët.

Gaforrja ishte në mënynë e familjes, deri në momentin kur Sami, emri i qenushes, vendosi për të kundërtën. Në video shihet sesi njëri prej anëtarëve të familjes, bën të pamundurën për ta rikthyer ushqimin e tyre, por më kot.

Qeni mbron në mënyrën e tij gaforren, duke vendosur kokën sipër saj, ndërsa ndjek lëvizjet e duarve të personit që tenton ta rrëmbejë gaforren. Të zotët e qenit kanë treguar se Sami njëjtë vepronte edhe me kotelet, duke u kujdesur për to. Sipas tyre, Sami po shfaq instinktet e nënës.

Vetëm disa ditë pas kësaj videoje, të zotët kanë marrë një këlysh të racës gjermane. Po ashtu, në këtë shtëpi, siç shihet në video është edhe një tjetër qen, i quajtur Gunny, të cilët janë të pandashëm me Samin.

Top Channel