Gwen Stefani, me familjen në kinema

08/06/2015 00:00

Gwen Stefani ka kaluar një periudhë të ngarkuar, duke udhëtuar në gjithë Amerikën e veriut për të mbajtur koncertet e planifikuara më herët, por 45-vjeçarja nuk e harron familjen e saj.

Me pamjen e saj të zakonshme, shoqëruar nga bashkëshorti Gavin Rossdale dhe tre djemtë, Kingston, Zuma dhe Apollo, kishin vendosur të shkonin në kinema për të parë një film.

Bashkë me familjen e këngëtares, ishte edhe vajza që kujdesej për fëmijët e Stefanit. Në intervistat e mëhershme, Gwen kishte deklaruar se familja është e para dhe se i vjen keq që fëmijët duhet të vuajnë ndonjëherë mungesën e saj.

Nëna e tre fëmijëve është duke punuar edhe në albumin e tretë të saj, i cili pritet të publikohet në fund të këtij viti. Gjithashtu, këngëtarja duket më e qetë tani, pasi njëri adhurues i saj ka marrë urdhër nga gjykata që të qëndrojë larg saj.

Personi i njohur si Richard Portnoy, kishte shkuar në shtëpinë e këngëtares dhe të prindërve të saj, duke i shqetësuar. Ka qenë i ati i Gwen, Dennis Stefani që ka kërkuar nga autoritetet të reagojnë, ndërsa tani Portnoy nuk lejohet t’i afrohet Stefanit dhe familjarëve të saj.

Top Channel