Cooper me nënën e tij në “Tony Awards”, po Irina?

09/06/2015 00:00

E gjithë vëmendja ka qenë te tapeti i kuq i “2015 Tony Awards” mbrëmjen e se dielës dhe të gjithë fansat prisnin me padurim të shihnin kalimin e Bradley Cooper të shoqëruar nga supermodelja Irina Shayk për herë të parë, por ylli hollivudian ka zhgënjyer fansat.

Protagonisti i filmit “The Elephan Man” ka zgjedhur të marrë nënë dhe motrën e tij në këtë event në vend të bukuroshes, e cila së fundmi është bërë qendra e mediave rozë për shkak të thashethemeve për një marrëdhënie seksuale me ish-shefin e FIFA-s.

Cooper postuar një fotografi në rrjetet sociale së bashku me anëtarët e familjes ku dallohej lumturia në fytyrën e tij.

Ndërkohë po atë mbrëmje, Irina ka publikuar një fotografi në “Instagram”-in e saj, ku shihej teksa konsumonte një ushqim të shijshëm në praninë e një miku.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel