Korçë, aksione anti-krim të policisë; 1 arrestim dhe 4 procedime penale

09/06/2015 00:00

Në 24 orët e fundit, policia e Qarkut të Korçës ka ndërmarrë një seri operacionesh kundër shkelësve të ligjit, duke kryer arrestime dhe duke dërguar disa persona për procedim penal.

Kështu, sipas policisë rajonale, në orët e vona të mbrëmjes së të hënës, në Devoll është vënë në pranga shtetasi Festim Shoshari, 42 vjeç dhe banues në Bilisht.

Prangosja e tij ka ardhur, pasi duke drejtuar një motoçikletë pa targë dhe i pajisur me leje drejtimi, ka shkaktuar plagosjen e një 31-vjeçari, që ndodhet i shtruar në spital.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur procedimin penal ndaj tre personave, të moshave nga 30 në 68 vjeç dhe banues në Korçë, pasi dy ditë më parë, teksa gjendeshin në stacionin e furgonëve në Tiranë, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një personi. Personat në fjalë rezulton se janë ende në kërkim nga policia.

Ndërkohë, nën procedim penal, por në gjendje të lirë, ka përfunduar edhe një shtetas bullgar, me inicialet V.P., 62 vjeç, pasi dyshohet për zotërim të një automjeti të vjedhur, që është konfiskuar në cilësinë e provës materiale.

Top Channel