Idrizi në Cërrik: KQZ është nën presionin e partive të mëdha

09/06/2015 00:00

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi është takuar me mbështetës të kësaj partie në qytetin e Cërrikut. Ai akuzoi KQZ-në se është nën presionin e partive të mëdha. Sipas Idrizit, Kodi Zgjedhor i jep të drejtë çdo partie që ka dy mandate deputeti të ketë numëruesit e saj në GNV-të.

“Fatkeqësisht nën presionin e partive të mëdha dhe Kolegji Zgjedhor, megjithëse e kishte të gjithë arsyetimin ligjor as ai nuk kuptoj sot se ku është PDIU-ju dhe unë po i them që pdiu është në çdo shtëpi shqiptari. Ne ju garantojmë që nuk do ketë forcë, nuk do ketë ligj që do të tjetërsoi votën e pdiu. Unë po i bëj thirrje gjithë partive politike sot, ne kemi qenë luajial, ne kemi përkrahur çdo aleancë ku kemi qenë, por sigurisht që pozicioni dhe qëndrimi jonë do të kondicionohet nga raporti që ato do të kenë me votat e pdiu. Unë dua të garantoi çdo shqiptar, por në radhë të parë të gjithë mbështetësit e pdiu që ne i kemi të gjithë mekanizmat që ta ruajm votën e pdiu por edhe votën e çdo shqiptari”, tha z. Idrizi

Gjatë takimit të zhvilluar në qytetin e Cërrikut, ku u prezantua programi i PDIU-së për pushtetin lokal, z.Idrizi i bëri thirrje qytetarëve të votojnë Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Top Channel