Mediu në Kukës: Opozita, ofertë konkrete për qytetarët

09/06/2015 00:00

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është takuar me banorë të Kukësit, ku është shprehur se më 21 qershor qytetarët duhet të votojnë për punën.

Ai tha se pazaret politike nuk janë rruga që duhet për të bërë shtet, por këtë e garanton një opozitë me integritet e që ka ofertë konkrete për qytetarët. Nga Kukësi, zoti Mediu ftoi qytetarët të ndëshkojnë pazaret politike që bëhen në dëm të tyre.

Më pas, Mediu është ndaluar në Has, ku ftoi banorët të votojnë PR-në dhe kandidatin e opozitës në këto zgjedhje.

Top Channel