Houston, marrëdhënie seksuale me një femër?!

09/06/2015 00:00

Sipas raportimeve të fundit të FBI-së, Whitney Houston, ka qenë viktimë e një shantazhi, i cili e kërcënonte atë se do të zbulonte fakte rreth një marrëdhënieje seksuale me një femër.

Letra të shumta shantazhuese dhe kërcënuese janë zbuluara nga FBI që i dërgoheshin këngëtares së njohur, në të cilat citohej se marrëdhënia e saj sekrete me asistenten dhe mikeshën, Robyn Crawford, do të bëhej publike nëse ajo nuk paguante një shumë prej 250 mijë dollarësh.

Whitney Houston u nda nga jeta më 11 shkurt 2011. Ajo u gjet pa ndjenja në vaskën e dhomës së hotelit, në Beverly Hills, në Kaliforni.

Top Channel