Durrës, pranga dy të rinjve që u kapën me 90 doza drogë

09/06/2015 00:00

Policia e Durrësit ka arrestuar dy të rinj, të cilët u kapën me lëndë narkotike. Të arrestuarit janë Mariglen Pukameta, 22 vjeç, banues në Kavajë dhe Emiljan Jorgo, 22 vjeç, banues në Durrës.

Burime të policisë rajonale bënë të ditur se, gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu, dy të rinjve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 90 doza me rreth 70 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Mësohet se Pukameta dhe Jorgo ishin prej disa kohësh nën vëzhgimin e agjentëve të policisë.

Hetimet e mëtejshme do të kryhen nga Prokuroria e Durrësit për “prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Top Channel