F1, Kimi Raikkonen i ka ditët e numëruara te Ferrari

09/06/2015 00:00

Kimi Raikkonen nuk po i shfrytëzon mundësitë që po i jep Ferrari dhe është në dyshim vazhdimësia e tij te “Kokëkuqja” për sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetës ‘Marca’, gara e tij e dobët në Montreal ka bërë që skuderia italiane të mendojë për një pilot tjetër që të shoqërojë Sebastian Vettel në vitin 2016.

Kimi Raikkonen u nis i treti dhe dukej se do të përfundonte në podium, por një gabim në daljen nga kthesa bëri që ta humbte pozicionin e tij në favor të Valtteri Bottas (Williams).

“Gabimi i tij duket se erdhi për shkak të neglizhencës, pasi e njëjta gjë i ka ndodhur edhe një vit më parë”, tha shefi i Ferrarit, Maurizio Arrivabene pas garës.

Top Channel