Policia ndalon nënën e Kristiano Ronaldos

09/06/2015 00:00

Policia spanjolle ka konfiskuar 45.000 euro të nënës së Kristiano Ronaldos, pasi ka tentuar të kalojë kufirin pa i deklaruar ato.

Dolores Aveir është ndaluar në aeroportin e Madridit dhe është detyruar të dorëzojë paratë, pasi Rojet Civile zbuluan paratë në valixhen e saj.

Sipas gazetës spanjolle “El Mundo”, Dolores, e cila jeton mes Madeira dhe Madrid, i është konfiskuar kjo shumë parash, sepse nuk ka treguar origjinën e vërtetë të këtyre parave.

Zonja Aveiro, e cila ndihmon Ronaldon në rritjen e djalit të tij 4-vjeçar, raportohet të jetë lejuar të kalojë për në Portugali me shumën e mbetur prej 10 mijë eurosh.

Top Channel