Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter ka goditur rreth orës 4 të mëngjesit të së martës zonën e Halkidhës, 78 kilometra në veri-lindje të Athinës.

Sipas Insitutit Gjeodinamik të Athinës, lëkundja sizmike u shënua 26 kilometra në perëndim të zonës së Halkidhës, në afërsi të Malesinës, me epiqendër në 13 kilometra thellësi, në një zonë që konsiderohet me rrezikshmëri të lartë nga sizmologët.

Lëkundja ishte e fuqishme dhe u ndje në Athinë, Korinth dhe Lamia. Sizmologët thonë se nuk ka shenja për një tërmet më të fortë për momentin.

Gjatë orëve në vazhdim, në zonë do të dërgohen ekspertë të ndërtimit për të kryer autopsi në godinat e vjetra të zonës, nëse ka dëme në strukturën mbajtëse të tyre.

Lëkundja krijoi panik dhe frikë në zonë, pasi në të kaluarën ka pasur tërmete të fuqishme që kanë shkaktuar dhjetëra viktima.

Top Channel