Lezhë, Frrokaj: Prioritet zhvillimi i bujqësisë

09/06/2015 00:00

Në takimin me banorët e fshatit Balldren, kandidati i djathtë për Bashkinë Lezhë, Fran Frrokaj ka prezantuar një nga pjesët e rëndësishme të programit të tij për bujqësinë.

Frrokaj ka konfirmuar se për shkak të rëndësisë që ka zhvillimi i bujqësisë në rajonin e Lezhës, në mandatin e tij në krye të bashkisë, njëri nga nënkryetarët do të jetë profesionist që do të merret vetëm me problemet e bujqësisë.

Pjesë nga programi i tij për bujqësinë, kandidati Frrokaj ka konfirmuar eleminimin e plotë të përmbytjeve në tokat bujqësore brenda dy viteve të para të mandatit, asistencë falas për fermerët, si dhe mbështetje të vazhdueshme në mënyrë që të rritet efikasiteti i thithjes së fondeve, si nga qeveria ashtu edhe nga programet e ndryshme.

Ndërsa bujqësia mbetet prioritet për fshatrat e komunës Balldren, zgjidhja përfundimtare e problemit me ujin e pijshëm, kanalizimet për kodrën e Balldrenit, rrugën e varrezave, ndriçimi i qëndrës së fshatit, si dhe disa probleme të vogla kanë marrë garancinë e zgjidhjes në një kohë fare të shkurtër pas çertifikimit të tij si kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Lezhës.

Top Channel