Dani Alves rinovon kontratën me Barcelonën

09/06/2015 00:00

Dani Alves do të vazhdojë aventurën e tij si futbollist i Barcelonës.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, klubi katalanas njoftoi se mbrojtësi brazilian e ka zgjatur kontratën me 2 sezone të tjera, me mundësinë për një të tretë.

Në këtë mënyrë, braziliani i cili ka që në vitin 2008 që luan me katalanasit, do të qëndrojë me kampionët e Europës deri në vitin 2017.

Top Channel