Zhvillimet në Mitrovicë, takohen krerët e Veriut dhe Jugut

09/06/2015 00:00

Kryetarët e dy komunave të Mitrovicës, Agim Bahtiri e Goran Rakiç, si dhe shefja e Zyrës Administrative në Veri, Adriana Hoxhiç kanë biseduar përreth tri orë për situatën e përgjithshme në të dyja pjesët e qytetit, duke e vlerësuar atë si të qetë dhe me tendencë të qetësimit të mëtejshëm.

Ata gjatë këtij takimi kanë biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë lidhur me çështjet që janë me interes të përbashkët për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.

Po ashtu, në fokus të bisedës kanë qenë edhe çështjet e zhvillimit të proceseve, integrimi i qytetit dhe krijimi i kushteve për kthimin e të gjithë të zhvendosurve pa dallim, si dhe organizimi i një konference të përbashkët të donatorëve, ku do të prezantohen projekte të përbashkëta për të dyja komunat, me interes për qytetarët dhe qytetin në tërësi.

Top Channel