Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë, shtyhet për në 12 qershor seanca për Mark Frrokun

09/06/2015 00:00

Është shtyrë për në datën 12 qershor seanca për ndryshimin e masës së sigurisë së Mark Frrokut, në lidhje me akuzat për një vrasje në Belgjikë.

Mbrojtja e Mark Frrokut kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Shkak i shtyrjes së seancës për Frrokun u bë mungesa e avokatëve mbrojtës në Gjykatën e Lartë.

Top Channel