Rikontrolli i Kempit, Klosi në Fier; në shqyrtim 1.200 raste përjashtimi

09/06/2015 00:00

Personat me aftësi të kufizuara në Fier i janë drejtuar komisioneve mjekësore për të rinovuar dokumentacionin, ndërsa 1.200 të tjerë që ishin përjashtuar nga Kempi do të kenë një shans të dytë.

Minstri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi vizitoi komisionet e mjekëve që do të ekzaminojnë situatën shëndetësore të personave me aftësi të kufizuar në Fier.

Dy ditë më parë Klosi deklaroi se 1200 persona që u përjashtuan nga Kempi do të analizohen sërish dhe përgjegjësit e kësaj situate do të penalizohen.

Tre komisione mjekesh nga kryeqyteti do të qëndrojnë në Fier për një javë, me qëllim që të shqyrtojnë të gjithë personat me aftësi të kufizuara.

Në ambjentet ku bëhet rikontrolli janë krijuar radhe të personave që do të rishikohen nga komisionet. Në total, personat që përfitojnë Kemp në rrethin e Fierit shkojnë mbi 2.500.

Top Channel