Librazhd, merr flakë maunia; bllokohet qarkullimi

09/06/2015 00:00

Një maune ka marrë flakë në ecje e sipër në një nga akset e Librazhdit, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin rrugor.

Nga informacionet e fundit, të ofruara nga autoritetet lokale, mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur Ura e Murrashit.

Ndërkohë, njësitë zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Nga hetimet paraprake është zbuluar se drejtuesi maunes, me targa Durrësi, ka humbur kontrollin e automjetit si pasojë çarjes së një tubi të frenave, ka dalë pjesërisht nga rruga dhe më pas kabina është përfshirë nga flakët.

Nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar. 

FOTO GALERI
1/7
Librazhd, merr flakë maunia

Top Channel