Meta, në Ungrej të Lezhës: Zgjidhje problemit të ujit

09/06/2015 00:00

Kreu i LSI-së, Ilir Meta ishte në komunën Ungrej të Lezhës, dhe më pas në lagjen Skënderbeg, për të mbështetur kandidatin e ASHE-së për këtë bashki.

Si problem kryesor, Meta preku çështjen e ujit të pijshëm, për të cilin ai tha se ka një zgjidhje.

“Zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm për Lezhën, që ka qenë një gangrenë e tmerrshme për të gjithë komunitetin, jo vetëm për Lezhën, por edhe për Balldrenin e shumë zona të tjera, është një arritje e shkëlqyer që ne do ta prekim të gjithë shumë shpejt. Është një investim madhor prej 13 milionë eurosh, por jam i bindur që në këtë mënyrë do të zgjidhim edhe shumë probleme të tjera”, deklaroi Meta.

Top Channel