Tatuazhet ose të tregosh artin trupor…shpesh dhe ekstrem

09/06/2015 00:00

Në Tel Aviv të Izraelit po mbahet Konventa e Tatuazheve dhe aty mund të gjesh njerëz që e kanë pasion modifikimin ekstrem të trupit të tyre.

Disa prej tyre kanë formuar “Skuadrën e Vetëvrasjes” dhe njëri nga pjesëtarët e këtij grupi është parë i varur si te kasapi, me çengelë që i kishte futur në parakrahë, madje njërin e kishte në ballë.

Në këtë konventë është parë edhe Magneto, një burrë gjerman, i cili e ka të mbuluar të gjithë fytyrën me tatuazhe, madje edhe të bardhën e syve e ka lyer me të zezë.

Vitin e kaluar, në Konventë ishin 1500 persona, ndërsa këtë vit organizatorët presin të kenë më shumë pjesëmarrës.

FOTO GALERI
1/5
Varje me çengel si te kasapi

Top Channel