Meta: Marrëdhëniet me Greqinë, shumë të mira

09/06/2015 00:00

Në konferencën për shtyp ku foli për fushatën elektorale dhe prezantoi spotin e LSI-së për zgjedhjet, kryetari i Kuvendit Ilir Meta mohoi ekzistencën e tensionit mes Tiranës dhe Athinës.

“Unë besoj se marrëdhëniet me Athinën janë shumë të mira”, ka thënë Meta, duke iu përgjigjur interesit të mediave.

Ai ka shprehur besimin e tij se problemet dypalëshe do të zgjidhen përmes dialogut.

Deklarata e kreut të Kuvendit vjen një ditë pas asaj të ministrit grek të Mbrojtjes, që tha se qeveria helene do të rihapë postat ushtarake në kufi me Shqipërinë.

Top Channel