Shkodër, zona informale prej 25 vitesh pa rrugë

09/06/2015 00:00

Lagjet periferike të qytetit të Shkodrës në veçanti zonat ku janë populluar me të ardhur nga zonat malore prej më shumë se dy dekadash vuajnë nga mungesa e rrugëve dhe infrastrukturës në kanalizime.

Ish Zooteknika që prej vitit 1990 u kthye në një zonë banimi për qindra familje, por  banorët ndihen të diskriminuar.

Pavarësisht se kjo zonë është kthyer në një nga lagjet më të mëdha  të periferisë në Shkodër ende askush  nuk kujtohet për këta banorë që janë pjesë e qytetit të Shkodrës.

Top Channel