Milo: Drejtuesit e rinj të zhvillojnë dhe të mbrojnë Sarandën

09/06/2015 00:00

Paskal Milo, gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet vendore, zhvilloi një takim në Sarandë me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokracia Sociale, ku foli për programin dhe alternativën që ajo përfaqëson për politikën shqiptare.

“Ata që do të zgjidhen për 4 vitet e ardhshme, duhet të mendojnë më seriozisht për mënyrën se si do të menaxhohet ky qytet. Duhet bërë kujdes që të ruhet ky mjedis i bukur i Sarandës”, u shpreh Milo.

Top Channel