Gjykata ndryshon masën e sigurisë për të akuzuarat e prokurorisë në çështjen “Becchetti”

09/06/2015 00:00

Gjykata e Tiranës ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për shtetasen Erjona Troplini, e akuzuar nga prokuroria si pjesë e një skeme pastrimi parash, ku janë të përfshira bizneset e italianit, Francesco Becchetti.

Troplini, e cila mban postin e administratores së kompanisë “AgonSet”, u ndalua një ditë më parë, së bashku me Pranvera Gjikën, ish-drejtore filiali e një banke të nivelit të dytë në Shqipëri. Ndaj kësaj të fundit, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Avokati mbrojtës, Theodhori Sollaku tha para mediave në fund të seancës se, “prokuroria është nxituar dhe se nuk ka asnjë provë konkrete që të provojë pastrimin e parave”.

Top Channel