Rama: Bllokimi i parasë së pistë në “Agon”, një sukses

09/06/2015 00:00

Një ditë pasi Prokuroria kërkoi vënien nën sekuestro të llogarive bankare për kompaninë “AgonSet”, të Francesco Becchettit, vjen reagimi i parë nga kryeministri Edi Rama.

“Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente ‘Agon Channel’, një sukses”, shkruan Rama në Facebook.

Ndërkohë që ish-kryeministri Berisha i quan veprimet e Prokurorisë, si një hakmarrje politike të Edi Ramës, kryemistri thotë se, “Dekriminalizimi, gjethe fiku që bie e nxjerr cullak PD-në, kur goditet krimi”.

Top Channel