Kavajë, Cara: Po jepen leje të jashtëligjshme

09/06/2015 00:00

Kandidati demokrat për Bashkinë e Kavajës, Engjëll Cara, ishte në fshatin Luz i Vogël, nga ku paraqiti platformën për zhvillimin e bujqësisë në zonat rurale.

Në këtë takim ishte i pranishën dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Nga ky fshat, kandidati Cara denoncoi një shkelje flagrante të ligjit nga kandidati i majtë Elvis Roshi, i cili ka tejkaluar kompetencat ligjore, duke dhënë leje rikonstruksioni të një ndërtese, pa juridiksionin përkatës, duke qenë që Bashkia e re nuk është kostituuar akoma.

“Nuk ka shkelje ligjore më të madhe se kjo. Si mundet të drejtojë një njeri që nuk e ka të qartë se çfarë është ligji”, deklaroi Cara.

Top Channel