Sejdini i përgjigjet Turkut: Impianti i mbetjeve, zgjidhje për ndotjen katastrofike

09/06/2015 00:00

Kandidati i ASHE-së për Elbasanin, Qazim Sejdini, gjatë një takimi elektoral, i ka kthyer përgjigje në distancë kundërshtarit të tij politik në lidhje me akuzat për impiantin e përpunimit të mbetjeve urbane.

Sejdini tha se vetëm njerëzit që nuk e duan Elbasanin dhe qytetarët e tij mund të jenë kundër një investimi kaq të rëndësishëm, që do t’i japë zgjidhje përfundimtare ndotjes katastrofike.
 
“Për rrugën Elbasan-Tiranë, unë e falenderova qeverinë e asaj kohe sepse ishte zgjidhje për qytetin e Elbasanit. Ta falenderojë edhe kundërshtari im qeverinë aktuale për impiantin e djegies së plehrave, një impiant për të cilin kam 10 vite që luftoj”, tha Sejdini.

Top Channel