Turku: Reagoni me votë më 21 Qershor

09/06/2015 00:00

Kandidati për Elbasanin, Ardian Turku, zhvilloi një takim me banorë të lagjes “Partizani” në qytetin e Elbasanit.

“Është krim të marrësh dokumentat e identitetit të njerëzve, aq më tepër të përfitosh nga varfëria. Kjo nuk është e drejtë. Unë kam besim se qytetarët e kanë kuptuar tashmë se këmbimi i votës me përfitim material është i pafalshëm”, u shpreh kandidati i djathtë.

Top Channel